“Xavi nuk është i gatshëm të menaxhojë Barcelonën”

Kandidati potencial për të marrë postin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, beson se Xavi Hernandez nuk është i gatshëm të menaxhojë Barcelonën.

Laporta beson se Xavi ka akoma mungesë të eksperiencës, por në të ardhmen ai patjetër mund të jetë trajner i klubit Blaugran.

“Miqësia ime me Xavi vazhdon të jetë shumë më e mirë”, tha kandidati presidencial në Barcelonë për RAC1, shkruan lajmi.net.

58 vjeçari beson se Koeman është njëriu i duhur për këtë punë dhe ka eksperiencë të mjaftueshme.

Nga ana tjetër, kandidati tjetër presidencial, Victor Font, ka një plan për të sjellë ish-mesfushorin legjendar të Barcelonës si trajner të ekipit.

Për momentin, Xavi është duke udhëhequr klubin nga Katari, Al Sadd.