Wanda Nara tregon “çelësin” e suksesit me një futbollist

Në ditën e Shën Valentinit, bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka vendosur të shpërndajë disa këshilla për bashkëshortet apo të dashurat e futbollistëve të tjerë.

Modelja argjentinase, zbulon se gatimet e mira për bashkëshortin dhe përkushtimi në shtrat, janë “çelësi” i suksesit për një marrëdhënie të mirë e të qëndrueshme me një futbollist, teksa nuk ngurron t’u ngarkojë këtyre të fundit edhe faturën e shpenzimeve.

Ja mesazhi i Wanda Narës për Shën Valentin:

Shën Valentini është: Gatuajini ֛do ditë të dashurit tuaj. Priteni atë në orën 3 të natës, pas një ndeshjeje futbolli, me sanduiçët më të mirë milanezë… ose thjesht zbrisni në kuzhinë në agim dhe gatuani sanduiçët më të mirë në botë me pulë dhe avokado. Thjesht sepse ai dëshiron, bëjini ëmbëlsirat e preferuara pasdite dhe bëhuni shumë të mira në shtrat. Çdo gjë tjetër e blen ai me kartën e tij të kreditit.