Superliga vjen në fundjave me sfida të zjarrta

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet e javës së 16-të.

Ndeshja kryesore e xhiros së ardhshme në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në Merdare.

Llapi do të mirëpres skuadrën e Gjilanit e cila shkon në Merdare e motivuar pas fitores në derbi kundër Dritës (1-0).

Drita luan sërish në Gjilan ndaj Dukagjinit të Klinës e cila synon të dalë nga ecuria jo e mirë e rezultateve.

Prishtina ka punë me skuadrën e papërshtatshme, Ulpianën në Lipjan, ndërsa Ballkani udhëton te Feronikeli.

Malisheva dhe Drenica është çifti tjetër i xhiros së 16-të kampionale.

ÇIFTET E PLOTA:

Drita – Dukagjini

Ulpiana – Prishtina

Llapi – Gjilani

Feronikeli – Ballkani

Malisheva – Drenica.