Super-Zhegrova, super-gol në Europa League

Futbollisti kosovar ka realizuar sërish për skuadrën e Baselit. Edon Zhegrova është duke kaluar në një formë mjaft të mirë së fundmi.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës sapo ka realizuar gol në ndeshjen mes Baselit dhe K.Almaty.

Zhegrova shënoi gol të bukur në min e 69′ për të barazuar rezultatin në 2-2. Ky është goli i katërt për 22-vjeçarin këtë edicion ndërsa ka edhe katër asistime në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.