Sportistja australiane shkruan historinë, fiton 7 medalje në Lojërat Olimpike

Notarja australiane, Emma McKeon, ka fituar 7 medalje në Tokio, duke u bërë sportistja e dytë në histori të Lojrave Olimpike që arrin një gjë të tillë.

27 vjeçarja mori pjesë në 7 disiplina të ndryshme në garat e notit, duke fituar 4 medalje ari dhe 3 bronzi në një olimpiadë të vetme.

Një gjë të tillë e ka bërë më parë vetëm gjimnastja sovjetike Maria Gorokovskaja e cila arriti këtë sukses në vitin 1952. 

MecKeon tregoi një formë të shkëlqyer në finalen 50 metra për femra duke thyer rekordin olimpik me një kohë prej 24 sekondash.

Në olimpiadën e  Rios, 5 vite më parë, notarja australiane fitoi vetëm një medalje ari, ndërsa në Tokio arriti të hynte në histori.

Australia arrin për herë të parë një rezultat të tillë në Lojrat Olimpike. Me 9 medalje ne total në olimpiadën e Tokios, Australia mban vendin e dytë në garat e notit, pas SHBA me 11 tilla.