S’ndalet Prishtina, blen edhe një tjetër futbollist

Prishtina ka zyrtarizuar edhe një tjetër futbollist gjatë ditës së sotme.

Pas Florent Avdylit, kryeqytetasit kanë zyrtarizuar transferimin e Arlind Shabanit.

Mesfushori Shabani ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Prishtinën, ka njoftuar kampionia aktuale në futboll.

Përmes një postimi në Facebook, Prishtina njoftoi për transferimin e Shabanit.