Skandali me dy biondet, Rooney: S’di gjë për fotot, isha në gjumë

Wayne Rooney sërish në telashe. Nuk është hera e parë që ai përfshihet në skandale që kanë lidhje me tradhëtinë dhe abuzimet me alkoolin.

Ish-sulmuesi i famshëm i Manchester United dhe kombëtares angleze, i cili drejton Derby County (Championship) si trajner prej muajit janar, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave bionde.

Pamjet janë bërë virale në rrjet nga dy vajzat, të cilat akoma nuk janë identifikuar. Në video dallohen qartë duke shkëmbyer puthje të zjarrta me ish-goleadorin e njohur në një klub nate.

Pas festës radha e hotelit, aty ku Rooney shfaqet totalisht i dehur dhe pa pikë fuqie. Njëra nga vajzat filmon veten duke kërcyer para tij, teksa i lëshon dhe nje po**he në fytyrë! 35-vjeçari ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ku ndër të tjera u shpreh se videot dhe fotografitë janë bërë pa dijeninë e tij, pasi ai ishte në gjumë.