“Shumë i vjetër”, komentet e kaluara të Rangnick mund ta shqetësojnë Cristiano Ronaldon

Trajneri Ralf Rangncik është shumë afër që të marrë drejtimin e Manchester United për gjashtë muaj, deri në fund të sezonit.

Marrëveshja e plotë është arritur me Rangnick që drejtojë klubin anglez deri në fund të sezonit, pastaj do punësohet trajneri i përgjithshëm.

Sidoqoftë, komentet e Rangnick sa ishte trajner i RB Leipzigut për sulmuesin Cristiano Ronaldo, mund ta shqetësojnë futbollistin.

Në vitin 2016, Rangnick ishte pyetur për transferimin e Cristiano Ronaldos ose Lionel Messit, se cilin do preferonte ta transferonte.

“Do ishte absurde të mendosh që do mund të punoja me ta këtu. Të dy janë shumë të vjetër dhe shumë të shtrenjtë”.

Në atë kohë, Ronaldo ishte 31 vjeç dhe duke luajtur me Real Madridin, ku sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të katërt, transmeton lajmi.

Tekniku gjerman njihet se preferon lojtarët e rinj, sidomos ata të moshës nën 24-vjeç.