Ronaldinho vuri autografin e tij mbi gjoksin e një fanseje

Ronaldinho është padyshim një nga personazhet më karizmatike të botës së futbollit.

Ish-ylli brazilian, i ka rënë rasti që të firmosë me mijëra autografe, por ky i fundit, duket se është më pikanti.

Një vajzë i ka kërkuar Ronaldinhos që të firmoste te pjesa e gjoksit, teksa 41-vjeçari nuk ka nguruar që të vë firmën e tij mbi bluzë.

Nga momenti i nënshkrimit të Ronaldinhos te pjesa e gjoksit të vajzës bukuroshe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë virale.

Ronaldinho mbetet gjithmonë Ronaldinho dhe padyshim se mbetet si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Legjendës braziliane gjatë karrierës së tij i ka pëlqyer gjithmonë që t’i frekuentojë klubet e natës, derisa është edhe një vallëzues i mirë, e që avazin e vjetër e ka edhe tani.