Rashica pritet të startojë kundër Liverpoolit

Milot Rashica pritet të luajë nga minuta e parë për Norwich Cityn kundër Liverpoolit.

Dy ekipet elitare angleze do të përballen në kuadër të 1/16 së finales në EFL Cup.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp pritet të bëj ndryshime në përbërjen e Liverpoolit, pasi dëshiron t’iu jep më shumë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak në ndeshjet paraprake.

Norwich City dhe Liverpooli u sfiduan edhe në xhiron e parë kampionale me “Të Kuqtë” që fituan 0-3.

Formacionet e mundshme:

Norwich City: Gunn; Mumba, Kabak, Gibson, Giannoulis; Lees Melou, Gilmour, Rupp; Rashica, Sargent, Tzolis

Liverpool: Kelleher; Gomez, Phillips, Matip, Robertson; Milner, Keita, Jones; Oxlade-Chamberlain, Origi, Minamino.