Racistët i bëjnë nder Shqipërisë, në Hungari do luhet pa tifozë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një “asist” të papritur për ndeshjet e muajit tetor në kualifikueset e Botërorit.

Sfida e datës 9 nëntor, ajo nga Hungarisë në transfertë, do të luhet pa praninë e tifozëve, si pasojë e një dënimi që ka marrë ekipi vendas për ngjarjet raciste në ndeshjen e luajtur në Budapest në shtator ndaj Anglisë.

Gjatë asaj ndeshje kishte kore raciste dhe hedhje objektesh nga tribunat kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë dhe FIFA ka arritur në konkluzionin se ka pasur shkelje të rënda të krijuara nga “mbështetës të shumtë me sjellje raciste”.

Hungaria u dënua me një ndeshje me dyer të mbyllura dhe një tjetër të pezulluar, që do të shtohet brenda di viteve të ardhshme në eventualitetin që ka shkelje të tjera. Përtej këtyre masave, Federata Hungareze është ndëshkuar edhe me 200 mijë franga zvicerane.

Ndeshja e radhës e hungarezëve në shtëpi është ajo me kuqezinjtë, ndaj Shqipëria merr një ndihmë të papritur, pasi kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për shanset tona për renditjen ne vendin e dytë, apo qoftë edhe për të lënë pas përfundimisht Hungarinë e për të blinduar vendin e tretë në klasifikimin e grupit.