PSG kërkon “krahë” në Milano, synohet blerja e Theo Hernandez

Pasi shpenzoi rreth 70 milionë euro për kartonin e Achraf Hakimit, Paris Saint Germain është vënë në lëvizje për të blinduar edhe krahun tjetër të mbrojtjes dhe ka piketuar anësorin e Milanit, Theo Hernandez.

Ky i fundit po bën mjaft mirë me kuqezinjtë, kiu sapo ka nisur sezonin e tretë, ndërsa bashkë me Hakimin kanë luajtur edhe në ekipet e moshave të Realit të Madridit, ndaj të dy bashkë do të “bënin me krahë” PSG-në.

Futbollisti francez ka kontratë me Milanin deri në verën e 2023-shit, por përfiton një pagë shumë të ulët në raport me atë që bën në fushën e lojës, ndaj e josh ideja për t’u rikthyer në atdhe, ku përveçse do të luajë me shumë yje të skuadër, do të marrë edhe trajtimin e duhur ekonomik.

Kartoni i Theo Hernandez vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa te Milani janë gati të sakrifikojnë mbrojtësin francez, për të siguruar para për të financuar merkaton në hyrje.