Prizreni-Bashkimi, kjo skuadër triumfon në derbin e qytetit

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 71-65.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe me rikthime në rezultat dhe kjo pjesë përfundoi 19-18.

Fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, me epërsi të lehtë nga Prizreni 16, që u shkëput në fund, duke e fituar këtë pjesë 17-10 dhe duke shkuar në pushim me rezultat 36-28.

Prizreni e thelloi edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 49-37, por më pas u rikthye Bashkimi ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53-51.

Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku dy minuta nga fundi rezultati ishte 61-61, por nga ky moment Prizreni 16 u shkëput dhe triumfoi me rezultat 71-65.

Prizreni 16 ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore dhe tri humbje.