Një jetë në skenë, Adelina Ismaili publikon arkivën 20 vjeçare

Adelina Ismaili është një nga divat e muzikës shqiptare me muzikën e të cilës janë rritur shumë gjenerata.

Sado që vitet kalojnë duket se koha për këngëtaren ka ndaluar. Nga pamja e saj kuptojmë se asgjë nuk ka ndryshuar ndër vite.

Në një foto të realizuar rreth 20 vite më parë, një fans i ka bërë tag Adelinës dhe nga pamja që shikojmë këngëtarja mbetet plot stil dhe sharmante si dikur.

Me siguri ky postim ishte një moment nostalgje jo vetëm për Adelinën po për të gjithë ndjekësit e saj që i kishte marrë malli të shikonin arkivat e saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja njoftoi se projektet e saj do të ndërpriten për shkak të një problemi shëndetësor që nuk ishte Covid-19.

Urojmë që shëndeti i saj të jetë përmirësuar dhe ti rikthehet sa më shpejt projekteve që ka ndërprerë.