Mundësi e artë për yjet e Superligës, publikohen datat e miqësoreve te Kosovës

Nga FFK-ja pak ditë me parë janë konfirmuar edhe dy miqësore, por që kryesisht do të luajnë me futbollista të Superligës.

Dardanët do të përballen me Komorosin dhe Gambinë, udhëtimi i lojtarëve do të nisin me 5 qershor në Antalia te Turqisë.

Tani janë konfirmuar edhe datat e ndeshjeve miqësore, në fillim Kosova do të ndeshet me Komorosin me 8 qershor, ndërsa me 11 qershor do të jetë përball Gambisë.

Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për futbollistat e Superligës, pasi deri me tani nuk kanë pasur hapësirë për t’i treguar aftësitë e tyre.