Moreno: Të fitosh një pikë në “Camp Nou” është si fitore

Trajneri i Granadës, Roberto Moreno, ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme në “Camp Nou” kundër Barcelonës duke thënë se të fitosh një pikë në këtë stadium është si një fitore.

Këto komente, Moreno i bëri pas barazimit të Granadës kundër Barcelonës me rezultat 1-1.

Granda ishte duke fituar që nga minuta e dytë e takimit pas golit të Domingos Duarte.

Por, Barcelona nuk u dorëzua deri në minutën e fundit dhe në minutën e 90-të të takimit arriti që ta marrë një pikë falë golit të Araujos.

Me këtë pikë të fituar, Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë me tetë pikë, ndërsa Granada në gjendet në pozitën e 17-të me tri pikë.