Manchester City nuk heq dorë nga rinovimi i yllit anglez

Ekipi anglez i City ka filluar bisedimet me Reheem Stërling për të rinovuar kontratën e sulmuesit.

Para disa kohësh Sterling deklaroi se kërkonte një aventurë të re jashtë Anglisë dhe menjëherë Barcelona u shfaq në skenë duke u interesuar për anësorin anglez.

Por pak çaste më parë, sipas “Telegraph”, Manchester City ka nisur bisedimet me lojtarin për t’i rinovuar kontratën dhe mendohet se do të jetë afatgjatë.