Man City dhe United në garë për yllin suedez

Manchester City dhe Manchester United thuhet se janë në garë për sulmuesin e Real Sociedadit, Alexander Isak.

Dy gjigantët e Manchesterit duan të transferojnë një sulmues të ri gjatë afatit të janarit ose në verën e vitit 2022.

Man City ndau rrugët me legjendën Sergio Aguero, ndërsa dështuan në transferimin e Harry Kane.

Ndërsa sa i përket Man United, Edinson Cavani dhe Cristiano Ronaldo nuk janë të rinj, andaj klubi ka nevojë për një pasues.

Një ndër lojtarët që pëlqehet më së shumti është ylli i Suedisë, Alexander Isak që dha një supergol ndaj Kosovës.

Sipas Fichajes, City dhe United e duan sulmuesin dhe mund të paguajnë klauzolën e lirimit verën tjetër.

Raporti shton se Real Sociedad ka vendosur klauzolë lirimi në kontratën e Isak me vlerë 90 milionë euro, vlerë të cilën dy klubet mund ta paguajnë.

22-vjeçari ka dëshmuar se është një ndër lojtarët e rinj më të mirë në botë dhe vëzhgohet edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane.