Liga e Kampionëve vazhdon sonte me duele të zjarrta

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen tetë ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja më interesante është ndërmjet dy klubeve me të pasura në botë, Man Cityt dhe PSG-së, që zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Pos kësaj, ndeshja tjetër që ia vlen të shikohet është mes Atletico Madridit dhe AC Milanit.

Real Madrid me një fitore ndaj Sheriff Tiraspol do kualifikohej tutje, si dhe do vendoset cila skuadër kalon tutje ndërmjet Sporting dhe Dortmund që kanë nga gjashtë pikë në tabelë.

Të gjitha ndeshjet:

Besiktas – Ajax (18:45)

Inter – Shakhtar (18:45)

Atletico Madrid – AC Milan (21:00)

Club Brugge – RB Leipzig (21:00)

Liverpool – Porto (21:00)

Man City – PSG (21:00)

Sheriff Tiraspol – Real Madrid (21:00)

Sporting – Dortmund (21:00).