Ky është lojtari për të cilin Chelsea ofroi 100 milionë euro, por…

Romelu Lukaku mund të mos ishte blerja e vetme e shtrenjtë e Chelseat gjate afatit kalimtar veror.

Për sulmuesin belg skuadra londineze i derdhi 115 milionë euro në arkat e Interit, por ata ishin gati të shpenzonin edhe 100 milionë euro të tjera për qendërmbrojtësin e Paris-Saint-Germain Marquinhos.

“Blutë” donin të organizonin një ribashkim mes brazilianit dhe Thiago Silvas në “Stamford Bridge”, me dyshen që kishin pasur një partneritet të fortë gjatë kohës së tyre së bashku në “Parkun e Princave.”, raporton “RMC Sport”, transmeton KP.

Sidoqoftë, PSG e bëri të qartë se ata nuk donin të shisnin lojtarin, qëndrimi i të cilit ishte gjithashtu se ai preferonte të qëndronte sesa të shkonte në Premier Ligë te Chelsea.