Kritikat ndaj Immobile, reagon gruaja e tij: Faktet flasin, madje edhe numrat!

Ciro Immobile në vitet e fundit ka qenë një nga futbollistët më të spikatur në Seria A, por golat e shumtë duket se i ka rezervuar vetëm për llogari të Lazios.

Me Italinë, bomberi ka hasur shpesh vështirësi për të gjetur golin, kjo ka sjellë dhe kritika nga tifozët.

Presioni i madh i tyre ka bërë që të reagojë edhe bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, Jessica Melena.

Bukuroshja e njohur për format perfekte ka mbyllur “gojat e liga” duke shkruar: Faktet flasin, madje edhe numrat”.