Kombëtarja e Italisë akuzohet se e shpërndau virusin gjatë festës së titullit evropian

Autoritetet lokale në Romë e kanë fajësuar ekipin kombëtar italian për rritjen e rasteve me koronavirus në vend, duke thënë se festa me mijëra tifozë në sheshin e kryeqytetit e përhapi virusin.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian 2020 para 10 ditëve në Londër, pasi e mundi Anglinë në penallti.

Ekipi kombëtar italian u kthye në Romë me trofeun evropian dhe e bëri një paradë nëpër kryeqytet në autobus të hapur, duke i zemëruar autoritetet lokale, të cilat kishin këmbëngulur se nuk e kishin dhënë dritën e gjelbër për paradën.

Polemikat rreth kësaj po vazhdojnë ende, me ekspertin e mjekësisë në rajonin e Lazios, Alessio D’Amato, pas rritjes së rasteve me virus në kryeqytetin italian.

“Ne po e paguajmë çmimin e të ashtuquajturës “Gravina Effect”, por fatmirësisht pa koklavitje në spitale”, tha ai, transmeton GE.

Në 24 orët e fundit u shënuan 681 raste dhe një vdekje nga koronavirusi në Romë.

“Do të shohim edhe më shumë raste si pasojë e humbjes së përqendrimit rreth festimeve të Kampionatit Evropian dhe trendi do të vazhdojë edhe për ca ditë”, shtoi ai.