Itali-Mancini, zhvillimet e fundit janë befasuese

Roberto Mancini nuk do të jetë përzgjedhës i Përfaqësueses së Italisë pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Në një intervistë për mediumet italiane, Mancini të martën ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën që i skadon vitin tjetër për shkak se dëshiron të punojë në klub.

Trajneri 56-vjeçar është në krye të Italisë prej muajit maj të vitit 2018 dhe tashmë po përgatitet për kualifikimet e Botërorit të vitit të ardhshëm dhe pjesëmarrjen në “Euro 2021” që u shty për këtë vit shkaku i pandemisë.

“Pas Kampionatit Botëror që mbahet në Katar do të kthehem të punoj në nivel klubesh”, ka thënë Mancini që ka propozuar njërin mes Massimiliano Allegrit, Carlo Ancelottit e Gian Piero Gasperinit për pasardhës të tij te Italia.