Ismet Munishi: Ju garantoj që kundër Dritës luajmë futboll, do të japim 200%

Gjilani sot kreu stërvitjen e fundit para ballafaqimit me rivalin më të madh, Dritën.

Ismet Munishi, për herë të parë do t’i shijojë emocionet e derbit të Anamoravës si trajner i Gjilanit.

Ai ka garantuar opinionin që nuk do të ketë kalkulime dhe ekipi i tij është 200% i motivuar për derbi.

“Na e kemi një ndeshje për me i bo tifozët tanë krenarë dhe për me majtë qëndrimin tonë që deri në fund do të luajmë futboll. Ky është motivimi më i madh për ne. Për këtë ndeshje jemi 200%. E ka pa edhe opinioni që ne kemi lujtë futboll dhe kështu do të shkojmë deri në fund. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Munishi për Indeksonline.

Ndeshja Gjilani – Drita zhvillohet të mërkurën nga ora 15:00. Drita është në pozitën e dytë me 68 pikë, një më pak se lideri Prishtina. Ndërsa Gjilani në vendin e 4-të me 47 pikë.