“Icardi një djall”, zbulohet skandali i radhës i sulmuesit kundër Wandës

Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara nuk po gjejnë qetësi. Sikur të mos mjaftonte incidenti me modelen Çina Suarez, një tjetër skandal ka dalë lidhur me sulmuesin.

Sipas mediave argjentinase, kjo nuk është hera e parë që sulmuesi tradhëton Uandën. Një tjetër precedent ka ndodhur vite më parë. Këtë e bën të ditur gazetari  Rodrigo Lusiç, i ftuar special në programin argjentinas ‘Instrusos’.

“Ka pasur një precedent. Tani gjithçka po del në sipërfaqe. Mesa duket Ikardi është një djall”, tha gazetari.

Sipas tij Icardi mund ta ketë tradhtuar Uandën që në 2018, kur ata ishin në pushime në Ibiza. Gjithçka ka ndodhur në një lokal, ku 28 vjeçari ka pasur një takim me një vajzë që punonte aty.

Gjatë emisionit Rodrigo lexoi mesazhin që i kishte dhënë vajza lidhur me atë mbrëmje.

“Ndërkohë që Wanda dhe Icardi po shihnin shfaqjen, një vajzë që punonte aty kaloi pranë tij. Që nga ai moment sulmuesi nuk ja ndau më sytë. Pati dhe shikime mes të dyve. Më pas ajo u largua për në tualet dhe pas saj shkoi Icardi”.

Kur dukej që dyshja Icardi-Wanda i kishin zgjidhur problemet, një tjetër skandal po del në pah. Ndoshta kjo mund të jetë goditja e fundit për çiftin.