Hajduk i Splitit luan “tenis” ndaj Lokomotiva Zagreb, shënon Sahiti

Emir Sahiti ka shënuar një tjetër gol në Kroaci, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë kundër Lokomotiva Zagreb.

Sulmuesi anësor realizoi në fund të ndeshjes golin e gjashtë për Hajduk Split, që triumfoi me rezultatin 6-3 dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Në fushë ishin edhe tre shqiptarë të tjerë, Jon Mersinaj dhe Arbër Hoxha nga Lokomotiva titullarë dhe Indrit Tuci që u aktivizua në pjesën e dytë.