Griezmann e ka një çmim, Atletico Madrid po bën “lojë të pistë” me Barçën

Antoine Griezmann mund të largohet nga Barcelona dhe kjo mund të ndodhë për çmimin e duhur.

RAC1 në Katalonjë shkruan se klubi i LaLiga është i gatshëm ta shesë edhe për 50 milion euro.

Barcelona ka paguar dyfishin tek Atletico Madrid për ta transferuar, por tani nevoja për para bën që katalanasit të pranojnë edhe një shifër të tillë.

Situata e tyre financiare është e keqe dhe janë të hapur për oferta. Manchester City dhe Chelsea, që po investojnë, nuk janë të interesuar për Griezmann.

Atletico Madrid shikohet si klubi i vetëm që do e donte francezin në skuadër, por po tenton ditët e fundit të merkatos për të paguar sa më pak për transferimin e tij nga Barcelona.