Gjilani-Drita, ja formacionet zyrtare të kryederbit kosovar

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo sfidë ishte e programuar të zhvillohen ditën e djeshme, por ishte zhvendosur për një ditë më vonë për shkak se shpalljes ditë zie në Kosovë.

Kjo ndeshje pritet me shumë entuziazëm dhe interesim për shkak se Gjilani dhe Drita e kryesojnë tabelën me nga 25 pikë pas 14 ndeshjeve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi; Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha; Dabiqaj, Razak; Aziz, Torassa, Progni; Krasniqi;

Drita: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakqori, Fazlium Kryeziu, Ajzeraj, Broja, Namani, Simonovski