Futbollisti i Atletico Madrid befason të dashurën, i propozon për martesë në “Wanda Metropolitano”

Mesfushori i Atletico Madrid, Marcos Lorente ka menduar t’i bëjë një surprizë mjaft të bukur të dashurës së tij duke i propozuar për martesë në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

26-vjeçari ka sajuar një intervistë në stadiumin e skuadrës së tij për t’i propozuar për martesë modeles Padi Noarbe.

Në pamjet e publikuara nga e përditshmja spanjolle “AS” shikohet e gjithë stisja e surprizës deri tek momenti final.

Si duket, Lorente po kalon një moment mjaft të mirë në aspektin personal, ashtu si në karrierë ku është kthyer ndër lojtarët më të rëndësishëm të Atleticos kohët e fundit.