Fotoja e Kylian Mbappes që i ka futur frikën Realit

Pavarësisht se mbeti i zhgënjyer nga drejtuesit e PSG-së, që nuk e lejuan të largohej gjatë verës tek Reali i Madridit, dhe faktit që nuk ka nënshkruar rinovimin e kontratës, Mbappé mbetet i fokusuar në ekipin francez, i cili duket se e ka falur për deklaratat e tij.

Kështu, të premten, në duelin kundër Angers (2-1), në të cilin numri 7 shënoi golin e fitores, Mbappé la “Parc des Princes” mes duartrokitjesh dhe, më vonë, mori një çmim nga duart e presidentit Al Khelaïfi.

Të dy përfituan për të pozuar në një fotografi që lojtari e ka ndarë këtë të shtunë në rrjetet sociale me mesazhin:

“Gjithmonë i uritur për më shumë. Faleminderit PSG!” Qartësisht një gjest dashurie ndaj klubit, por që nuk u ka pëlqyer drejtuesve më të lartë të Realit të Madridit, pasi ngrohja e marrëdhënieve në shtëpinë e parizieneve mund të çojë shumë shpejt në rinovimin e kontratës.