Formacionet zyrtare: Juventus – Roma

Juventus është nikoqir i Romës, derbi italian i vlefshëm për xhiron e tetë në Seria A.

Dy skuadrat kanë rezultate pozitive në ndeshjet e fundit, andaj do kërkojnë vetëm pikët e plota.

Juventus në këtë takim do jetë pa dy yjet Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt që janë të lënduar, derisa Roma është pa Chris Smalling dhe Spinazzola.

Formacionet e zgjedhura nga Massimiliano Allegri, respektivisht Jose Mourinho tashmë janë bërë zyrtare.

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Bonucci, Cuadrado, Bernardeschi, Locatelli, Bentacur, Kean, Chiesa.

Roma: Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina, Cristante, Veretout, Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan, Abraham

Derbi italian zhvillohet në “Allianz Stadium” dhe nis në ora 20:45.