Erjona Sulejmani përgjigjet në pyetjet shumë intime

Erjona Sulejmani ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Ish-gruaja e Blerim Xhemailit përflitet shpesh për lidhje me futbollistë. Ka qenë vetë ajo që ka hedhur dritë mbi jetën e saj sentimentale dhe vardisjet e mundshme.

Modelja u është përgjigjur disa pyetjeve shumë intime. Ndjekësit e kanë pyetur nëse kishte pasur një histori me Petagna-n ose Balotelli-n (përgjigje negative) dhe më pas nëse kishte pasur një histori me një shok skuadre të ish-burrit të saj, Blerim Xhemaili.

“Këto gjëra ua lë të tjerave”, është përgjigjur ajo.

Një ndjekës tjetër e ka pyetur: “Të ka kontaktuar ndonjë futbollist i famshëm?”.

Përgjigjja e Erjonës ka qenë: “Çdo ditë!”.