“E quajti bir bushtre”, Figo reagon ndaj Perez-it dhe befason me përgjigjen

Në audio-përgjimet që dolën pak ditë më parë nga El Confindecial, Perez akzuonte Luis Figon gjatë kohës kur ky i fundit luante për Los Blancos.

Në një pjesë  të  përgjimeve Perez dëgjohej të kishte thënë:  “Figo është bir bushtre, sikurse Rauli”, megjithatë portugezi ka deklaruar se numri 1 i Realit ka justifikuar veten me mua duke i dalë në mbrojtje presidentit, transmeton albeu.

“Në një bisedë private mund të shfaqen shprehje jashtë kontekstit. Unë kam folur me të, ai e ka justifikuar veten dhe çështja është mbyllur”, tha Figo të martën.