E bujshme: “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, Wanda Nara ndahet nga Icardi pas tradhtisë

Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk janë më bashkë, ose të paktën kështu duket nga mesazhi i publikuar sot nga modelja argjentinase në rrjetet sociale.

Në mënyrë të papritur, në rrjete sociale është shfaqur një mesazh i qartë i saj. “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, shkruante Wanda e cila menjëherë e ka hequr nga lista e ndjekësve sulmuesin argjentinas të PSG-së.

Bashkë me të, ajo ka hequr nga lista e ndjekësve edhe aktoren Eugenia Suarez dhe sipas fansave të shumtë të saj në rrjetet sociale, dyshohet si Icardi e ka tradhtuar me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u shkëputur nga sulmuesi.