E BUJSHME nga revista prestigjioze, Monza kërkon shërbimet e Ribery-s

Frenk Ribery është ëndrra e Monzas së Adriano Galianit në rast se skuadra e tij ngjitet në Serinë A sezonin pasardhës.

Sipas prestigjiozes “France Football”, flitet për një Adriano Galiani shumë të interesuar për kampionin francez i cili është në skadencë kontrate me Fiorentinën.

Ish-drejtuesi më i lartë i Milanit e kishte provuar edhe më parë, Riberinë gjatë merkatos verore dhe kësaj të janarit që sapo përfundoi.

Fiorentina nuk e ka marrë në konsideratë largimin e përafërt të ish-kampionit të Bajernit të Mynihut.