Dopieta ndaj Bayernit, Mbappe futet në histori, ja rekordi që vendosi

Kylian Mbappe i dha fitoren PSG-së ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi francez shënoi dopietë golash, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Përveç dopeitës së golave, tashmë Mbappe është futur edhe në historinë e Ligës së Kampioneve.

Francezi bëhet lojtari i parë në histori, i cili shënon 6 gola në fazën me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Mbappe i shënoi plot 4 gola Barcelonës në fazën e 1/8-ve, tripletë në “Camp Nou” dhe një gol në ndeshjen e kthimit.

Me dopietën e sotme, 22-vjeçari shkon në kuotën e 6 golave në Champions, pas fazës së grupeve, një rekord që nuk e kishte arritur askush tjetër më parë.