Conte: Për tre javë e kuptova se Tottenham nuk është në nivelin e lartë

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte thotë se skuadra është në telashe dhe jo në nivelin e lartë, pas humbjes befasuese nga NS Mura.

Spurs pësuan humbje nga Mura me rezultat 2 – 1, derisa tani e kanë problem edhe kualifikimin për fazën tjetër.

Kjo ishte humbja e parë e Antonio Contes në krye të Tottenham, derisa e ka praunar se skuadra londineze nuk është në nivelin e lartë.

“Kjo është humbje e madhe për ne. Paraqitje ishte e dobët. E dimë që kemi shumë punë përpara. Ky është moment i vështirë për ne”.

“Duhet durim që të përmirësohemi. Ishim të dobët jo vetëm teknikisht, por edhe nga ana psikike. Do duhet kohë për ta rikthyer Tottenhamin sërish”.

“Duhet të jem i sinqertë që pas tre javëve kam filluar të kuptoj situatën. Mund t’iu them situata nuk është e thjeshtë. Në këtë moment, Tottenham nuk është në nivelin e lartë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.

Tottenham momentalisht renditët në pozitën e dytë me shtatë pikë, aq sa ka Vitesse në vendin e tretë, ndërsa xhiro e fundit vendos kush kualifikohet tutje.