Challandes: Nuk e pres asnjëherë që të fitojmë ndaj Spanjës

 Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në emisionin “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, ka biseduar rreth Kosovës dhe të ardhmes së tij.

Challandes u pyet se çfarë ka ndodhur me Kosovën në ndeshjet e fundit dhe progresin e saj ndër vitesh, transmeton lajmi.

“Kemi shënuar progres dhe disa rezultatet të mira, ndoshta edhe para kohës. Në qoftë se Kosova nuk i humb 15 ndeshje, ajo nënkupton se ne ‘nuk jemi Kosova’. Kemi bërë shumë mirë, skuadra ka luajtur shumë mirë”.

“Kemi pasur shumë probleme dhe jo vetëm për shkak të COVID-19. COVID-19 ka ndikuar shumë, sidomos në vendin tonë (Kosovën) e cila ishte në listën e kuqe të disa shteve për shkak të kufizimieve me koronavirusin. Ne nuk kemi kontigjent të madh, por në rregull, ekipi është përballur ndaj kundërshtarëve të vështirë, duhet ta themi”.

A pati Kosova mungesë të besimit dhe fat të keq? Jo, ishte një kohë e vështirë për ekipin e Kosovës dhe fokusi në këtë periudhë të përballjes me COVidin ishte vetëm te Maqedonia. Kemi pasur shumë probleme, me mungesa të rëndësishme të lojtarëve, disa nuk mund të udhëtonin. Ne kemi pasur probleme në fushë, e qartë dhe për mua është një zhvillim normal. Nuk jam i kënaqur me veten, nuk jam i kënaqur por nuk mund të kemi vetëm progres, progres”.

Ne duhet të marrim kontesktin e kësaj fjalie, kishte një gazetar që më pyeste, ju keni marrë tri gola nga Suedia, keni marrë tri gola nga spanja, dhe ju flisni për progresin, ku është progresi? Në këto situata, unë them. Unë jam realist ashtu, unë ëndërroj, unë ëndërroj sepse jam këtu. E kam pranuar të ëndërroj për Kampionatin Evropian. Unë duhet të jem realisht gjithmonë, si mund të kërkohet të fitohet ndaj Spanjës? Nuk mendoj se është e mundur një gjë e tillë”, u shpreh ai.