‘Bomba’ e mbrëmjes vjen nga “Goal”: Neymar do të firmos kontratë katër-vjeçare me këtë skuadër

Ylli brazilian Neymar duket së është i vendosur të qëndrojë tek PSG-ja, raporton “Goal”, përcjellë GazetaGoli.com.

Braziliani prej kohësh ishte i lidhur me largimin nga Parisi, por duket se ish-ylli i Barcelonës, do vazhdojë karrierën tek kampionët e Francës.

Siç raporton “Goal”, Neymar është vendosur të nënshkruajë kontratën e re katër-vjeçare me skuadrën pariziene.

Kujtojmë së 28-vjeçari ishte transferuar tek PSG në verën e vitit 2017 për çmimin 222 milionë euro. /GazetaGoli/