Berisha e Celina pozitiv në jetë, negativ me Covid 19, të gatshëm për sfidën me Spanjën

Një lajm i mirë vjen nga Sevilla e Spanjës. Dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Bersant Celina janë të gatshëm për përballjen me Spanjën, raporton GazetaGoli.com.

Spanja dhe Kosovës do të përballen sonte në Sevilla, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Berisha, i cili mungoi në ndeshjen me Suedinë për shkak të lëndimit, tashmë është gati për duelin me ekipin spanjoll.

Berisha dhe Celina janë pozitiv në jetë, por negativ me Covid 19. Sfida mes Spanjës dhe Kosovës nis në orën 20:45. /goli/