Bashkimi triumfon bindshëm kundër Partizanit

Bashkimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Partizanit në xhiron e parë të Ligës Unike me rezultat 94:53.

Skuadra prizrenase ishte më e mirë në këtë përballje, duke shënuar fitore të merituar.

Vendaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 15:2, ndërsa epërsinë më të lartë në çerekun e parë e kishin 14 pikë, 20:6, kurse kjo pjesë përfundon me rezultat 28:16.

Prizrenaset e thelluan epërsinë edhe më shumë në periudhën e dytë, ku më e larta ishte 25 pikë dallim, 47:22, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 50:29.

Vashat prizrenase nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku e thelluan edhe më shumë epërsinë, 76:42, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua një lojë formale me Bashkimin që triumfoi bindshëm 94:53, për të regjistruar fitoren e parë në Ligën Unike, kurse ishte humbja e parë për skuadrën nga Tirana.

Te Bashkimi u dalluan Christina Ellis me 21 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, Chervelle Cox me 21 pikë e shtatë kërcime dhe Era Shatri me tetë pikë e 12 kërcime, ndërsa te Partizani u dallua Aida Palko me 23 pikë e tetë kërcime.