Bashkimi fiton dhe “blindon” vendin e parë

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit 85:70 (23:18, 28:9, 20:19, 14:24), në kuadër të xhiros së 20-të në EBC Ligën e Femrave apo xhiron e fundit për garat e rregullta në elitën e femrave.

Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë, që i mundësoi skuadrës prizrenase të triumfojë në fund.

Te Bashkimi u dallua Saranda Daci me 32 pikë e 16 kërcime dhe Aisha Balarabe me 14 pikë e 17 kërcime, ndërsa te Vëllaznimi u dalluan Sarah Mgbeike me 16 pikë 16 pikë, 8 kërcime dhe 10 asistime dhe Raven Baker me 30 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi i përfundon garat e rregullta me 18 fitore dhe dy humbje, kurse Vëllaznimi me 12 fitore dhe tetë humbje.