Ballkani mposht Llapin në një sfidë të ‘nxehtë’, S’gabon Prishtina, Besa ndal Dritën

Janë mbyllur katër ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani e ka mposhtur Llapin, me rezultat 1-0, në një sfidë të herë herë e ‘nxehtë’ dhe e ashpër.

Golin e fitores për skuadrën nga Suhareka Blend Baftiu (30’) pas asistimit të Armend Thaqit.

Për shkak të lojës së ashpër, Krasniqi i Ballkanit dhe Januzi i Llapit janë ndëshkuar më karton të kuq.

Ndërkohë, Prishtina ka arritur të arkëtojë pikë të plota si vendase ndaj Trepçës 89′, duke fituar me rezultat 2-1.

Endrit Krasniqi ka zhbllokuar rezultatin e ndeshje, duke dërguar topin drejt rrjetës, pasi që u shërbye nga Leutrim Kryeziu në fillimin  e pjesës së dytë.

Pas asistimit, Leutrim Kryeziu 67′ arriti që të dërgojë topin tani në portën kundërshtare për të dyfishuar epërsinë. Trepça ngushtoi rezultatin në 2-1, pasi Ardian Muja konkretizoi penalltinë.

Klubi nga kryeqyteti shënojë edhe një herë tjetër përmes Kryeziut 75’, për t’i dhënë epilogun përfundimtar kësaj ndeshje.

Besa ka arritur që të marrë një pikë ndaj klubit të Dritës në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit, u pa se skuadra pejane është duke luajtur më mirë sesa ajo nga Gjilani.

Kjo lojë e mirë, u konkretizua në minutën e 19-të, kur Ardi Tahiri gjuajti me kokë dhe realizoi për 1-0.

Në anën tjetër, me të filluar pjesa e dytë, skuadra gjilanase mori kontrollin e lojës dhe kësisoj arriti të barazojë shifrat. Ishte Betim Haxhiu Musa që arriti të realizojë golin e barazimit, pasi gjuajti me kokë pas harkimit të Ilir Blakçorit.

Me rezultat të barabartë 1-1 është mbyllur kjo ndeshje, e cila mund ta lërë Dritën jashtë garave evropiane. Ne anën tjetër, Besa veçse është konfirmuar se do të jetë pjesë e Ligës së Parë sezonin tjetër.