Arsenal e identifikon yllin e Evertonit si transferimi ideal për në verë

Arsenal është duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me futbollistë të tjerë në verë, në mënyrë që të përforcojë skuadrën.

“Topçinjtë” kanë pasur humbje në vitet e fundit dhe trajneri Mikel Arteta nuk do ta ketë aq të lehtë ta rikthejë skuadrën si në kohën kur dominonte në të gjitha garat.

Të përballesh ndaj Chelsea, Manchester City dhe Liverpool nuk është e lehtë, duke marrë parasysh nivelin e lartë të klubeve në vitet e fundit.

Një ndër lojtarët që ka fituar vëmendjen e Arsenalit është sulmuesi i Evertonit, Dominic Calver-Leëin, që momentalisht vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Sipas Todo Fichajes, klubi londinez do kthejë vëmendjen te Calvert-Lewin verën tjetër ngase ka dëshmuar se është një golashënues i nivelit të lartë.

Në 176 paraqitje për Everton, 24-vjeçari ka realizuar 56 gola dhe dhuruar 16 asistime.

Ndërkohë, Calvert-Lewin ka kontratë me rivalin lokal të Liverpoolit deri në vitin 2025.