Ademi: Kosova njihet nga shtetet me të dekoruara, nuk e lejojë askënd të na sheh të parëndësishëm

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është deklaruar së fundmi për një gazetë italiane lidhur me problemet e fundit që ka pasur Spanja me Kosovën, raporton GazetaGoli.com.

Duke marrë parasysh që Spanja nuk e njeh shtetin tonë, Federata spanjolle e ka quajtur ‘territor’, derisa Ademi ka ‘kërcënuar’ se nuk zhvillohet ndeshje dhe UEFA e ka mbështetur këtë të fundit.

Së fundmi, për një gazetë italiane, Ademi tha se nuk lejon askënd të na sheh si të parëndësishëm.

“Gjithmonë provojë të mos e përzije sportin me politikën, por nuk mund të lejojë askënd të na sheh të parëndësishëm sepse këto sulme nuk lëndojnë vetëm ndjenjat e mira, por të gjithë shtetit. Kosova është shtet i njohur nga shumica e shteteve të dekoruara, gjithashtu nga UEFA dhe FIFA dhe besoj që duhet të mos këtë influencë autoritetet shtetërore sepse ndryshe nuk do kishte kuptim të luajmë”, tha ai.

Spanja e pret Kosovën sonte në Sevilla me fillim nga ora 20:45. /goli/