Adelina Ismaili ka diçka për t’i thënë publikisht Aurela Gaçes

Adelina thotë fjalë të mëdha për Aurelën.

Dy prej emrave më të njohur të skenës sonë muzikore janë Aurela Gaçe dhe Adelina Ismaili, shkruan lajmi.net.

Repertori i të dy artisteve është shumë i pasur me këngë, por kohën e fundit më aktive në këtë drejtim ka qenë Aurela.

Së fundi, ishte Adelina ajo e cila publikoi një fotografi pranë Aurelës, të cilën e vlerëson lart si artiste e mike të mirë.

“Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua @aurelagaceofficial“, ka shkruar ajo.