A e paralajmëroi Mërgim Berisha ardhjen te Kosova me postimin e fundit?

Ylli i Fenerbahces, Mërgim Berisha ka të ardhmen më të pasigurt nga ana e përfaqësimit te Kombëtares.

Berisha ishte pjesë e Gjermanisë U21, por për momentin nuk ka ftesë te Kombëtarja A dhe FFK është duke u munduar ta bind për të përfaqësuar Kosovën.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, përpos mediave lokale që raportojnë se Berisha ka vendosur të luajë në fanellën “Dardane”.

Një postim i fundit i Berishës ka shtuar këto spekulime, pasi publikoi dy zemra me ngjyrën verdhë dhe kaltër, që janë ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Shumë tifozë kosovarë tashmë kanë nisur në komente ta urojnë për ‘ardhjen te Kosova’.