E ardhmja e Leo Messit mund të marrë një kthesë 180 gradë. Pavarësisht se PSG dukej se e kishte mbyllur rinovimin me “yllin” argjentinas, vjen vendimi befasues i “Pleshtit” për t’i ngrirë bisedimet.

Madje flitet për një rikthim të mundshëm te Barcelona gjatë verës.

Që nga sot, synimi i Leo Messit është të mos vazhdojë kontratën me PSG-në dhe rrjedhimisht të mos rinovojë me skuadrën pariziene.

Sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero, futbollisti argjentinas nuk është i sigurt nëse do të rinovojë kontratën me PSG-në dhe vazhdon të analizojë opsionet e tij për të ardhmen.

Fitorja në Botërorin e Katarit ka ndryshuar mendimin e futbollistit, i cili vlerëson lloje të tjera gjërash për të ardhmen e afërt. /SS/