Skuadra e Prishtinës ka mposhtu me rezultat të thellë nënkampionin e Lituanisë, Siauliai, në kuadër të “European  North Basketball League”.

Për skuadrën e Prishtinës, Dustin Thomas ishte më i dalluari me 23 pikë, 10 kërcime e dy asistime; 18 pikë, 11 kërcime e një asistim pati Brooks Debisschop.

Edhe Dardan Berisha regjistroi double-double, me 13 pikë e 10 asistime, ndërsa pati edhe 4 kërcime.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 91 me 67 për Prishtinën.