Ballkani ka shënuar një tjetër fitore në ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë, atje ku po qëndron për fazën përgatitore.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar 5:2 kundër Oleksandriya.

Golat për Ballkanin i kanë shënuar i sapotransferuari Trashi si dhe Rrahmani, Gripshi, Korenica e Berisha.

Para kësaj miqësoreje, Ballkani kishte mposhtur edhe Beroen e Bullgarisë dhe Kaysarin e Kazakistanit.

Të dyja këto ndeshje, Ballkani i ka fituar me rezultatin 1:0.